Dibër/ Basha pritet me entuziazëm: Rama e ktheu në çiflig, ne do ta shërojmë do ta rikthejmë universitetin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në Dibër ku theksoi se ka ardhur koha për ti dhënë fund dimrit 8 vjecar.

Do t’ia mbyll derën të keqes! Nuk do t’ia hapë për një herë të tretë, e do të bashkohet me ekipin tonë, që janë përfaqësues të vlerave më të mira të Dibrës, njerëz të sprovuar të suksesit, kur iu është besuar administrimi i punëve publike” – tha Basha.

Basha është pritur me entuziazëm nga qindra qytetarë të cilët kanë dalë në shesh në flamujt e PD-së në duar.

Po ashtu nuk kanë munguar as brohoritjet me thirrjet ‘Rama ik!’, ‘E gjithë Dibra është me ty’,

Në fjalën  e tij kreu i opozitës është zotuar për të rikthyer aty filialin e universitetit, të cilin ua mbylli qeveria “Rama”. Po ashtu ai ka thënë se pas 25 prillit nëse do të jetën në krye të qeverisë programet e trajnimit dhe punësimit për të rinjtë, do të vihen në zbatim.

"Tё bësh njё gabim ёshtё realitet i jetesë por qartësisht me fuqizimin dhe rifuqizimin e këtyre individëve ёshtё e qartë qё nuk bёhet fjalë pёr njё gabim, bёhet fjalë pёr njё vendim tё kryeministrit në ikje i cili në kurriz të dibranëve madje do të thosha edhe në kurriz të socialistëve të ndershëm dibran ka ngritur një sekt me qëllimin e vetëm për të grabitur pasuritë e kësaj zone për të nëpërkëmbur banorët e kësaj zone dhe për ta kthyer atë në një çiflig të tekave të tij personale.

Ndaj, 25 prilli është dhe duhet të jetë një ditë çlirimi dyfish për Dibrën. Çlirim nga një stres, nga një akth, nga një makth i pushtimit të gjithë hapësirës institucionale, vendore, qendrore, publike, ekonomike nga një bandë që nuk e lidh asgjë me vlerat, virtyte, ëndrrat, ambiciet e familjeve dibrane për fëmijët e tyre dhe nga ana tjetër bashkimi për një program me një ekip i cili synim kryesorë ka që këto pasuri magjepsëse të Dibrës dhe virtytet për të cilat Dibra njohët në të gjithë vendin, ato të punës, të mençurisë, të mirë administrimit të kthehen në mirëqenie për Dibrën dhe dibranët.

Kostoja e arsimit të fëmijëve dibranë është shtuar, ndërkohë që është shkulur padrejtësisht ajo që duhet të ishte një vatër jo vetëm për trevën e Dibrës por për të gjithë Shqipërinë verilindore dhe jo më kot në programin tonë ne kemi vendosur arsimin e lartë si një prioritet absolutë dhe hapjen dhe rihapjen e institucioneve të arsimit të lartë me fokus të veçantë tek trajnimi profesionalë i rinis.

Premton dhe perfundimin e rrugës së Arbrit

"Padiskutim përfundimi i rrugës së Arbrit do ta bëjë Dibrën një nga qendrat më të afërta me kryeqytetin dhe do të nxisë kësisoj jo thjesht trafikun, por dhe shkëmbimin ekonomik me qendër më të madhe ekonomike të Shqipërisë, do ta sjellë shumë më afër edhe infrastrukturës turistike të turistëve të cilët janë dhe duhet të jenë në të ardhme një nga prioritetet tona për ti njohur jo thjesht me bregdetin por me gjithë bukuritë e mahnitshme të Shqipërisë"