Meta akuza të forta Ramës: Kuisling që përdoret nga armiqtë e Shqipërisë, i shërben mafias ndërkombëtare
Zgjedhjet e 25 prillit dhe qyteti i Vlorës janë kthyer në një arenë akuzash mes Presidentit dhe Kryeministrit.
Nga Fieri, Kreu i Shtetit shprehet se kjo do të jetë beteja finale, duke e akuzuar ish-aleatin e tij për tradhëti kombëtare dhe për lidhje me mafien ndërkombëtare.
Edi Rama kuisling që po përdoret nga armiqtë e Shqipërisë, duke tentuar të nxjerrë në shitje edhe atë që ka ngelur, dhe të zëvendësojë vlonjatët e shqiptarët me bangladeshas. Fajin e ka Rama i cili shërben mafias ndërkombëtare"
Reagimin e qeverisë ndaj Grevës së kontrollorëve në Rinas, presidenti e cilëson si një provokim të kryeministrit për të treguar forcën e pushtetit pak ditë para zgjedhjeve, por Meta nuk harron t’i kujtojë Ramës se kush është në krye të FA.
Ilir Meta: "Ai nuk ka këtë shqetësim. AlbControll ka pasur 10 muaj që ka bërë kërkesë. Marrjen e ushtrisë e bëri për të treguar se mund të bëjë çdo gjë. Në zgjedhjet e vitit 2017 Ilir Meta nuk ishte president. Tani Ilir Meta është president. Ai nuk e di që dekrete vetëm Presidenti nxjerr. Kur sulmohet rendi kushtetuese i gjithë populli bëhet ushtar, dhe Presidenti është ushtari i parë dhe merr gjithë përgjegjësitë para të gjithë popullit ushtar. Presidenti është ushtar i parë."
Meta paraljmëron Ramën nuk do të tërhiqet nga vizitat në Vlorë, madje zbulon se Damian Gjiknuri e ka refuzuar një takim me presidentin në qytetin bregdetar.
Ilir Meta: "Të jetë i qetë edhe kryeministri, edhe tërmet, deri më 26 prill do të jem në Vlorë, ditën edhe natën. Duhet ta kenë të qartë se cdo skenar i ndodhur në Vlorë do të jetë i papranueshëm. Duhet të kuptojnë se në Vlorë nuk bëhet shaka. Ilir Meta do të bëjë gjithçka për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Ai po përdor gjithë pushtetin për të blerë, shantazhuar.
Shpesh ka pasur sukses në këtë rrugën e tij, por pengesa ka qenë Ilir Meta. Kjo është një betejë finale për 100 vitet që vijnë. Nuk është një betejë mes Ilir Metës dhe Edi Ramës.
Nga vizitat e shumta në këtë qark, Presidenti ka arritur ta njoh mirë zonë.
Ilir Meta: Ka një spital psiqiatrik. Të gjitha shërbimet do ti ketë atje. Ta ketë të qartë se ai është mësuar të korruptojë burra që turpërojnë dhe fjalën 'prostitutë"
Më herët, kreu i shteti, me anë të një shkrese zyrtare u është drejtuar drejtuesve të institucioneve shtetërore, si dhe ambasadorëve të huaj në Shqipëri, mbi “nevojën e marrjes së masave të shtuara për zbatimin e ligjit si dhe rritjen e vigjilencës përgjatë periudhës para dhe pas zgjedhore.