Beteja për Vlorën/ Rama: Ilir Meta, kandidat zyrtar i partisë së tij, bën fushatë skutave
Kryeministri Rama nga Vlora sulmon Presidentin se po përdor postin e tij për të bërë fushatë me subjekte të krimit në interes të LSI dhe kundër qeverisë.
Shefi i mazhorancës nuk ka la pa kujtuar edhe takimet e Lulzim Bashës, që sipas tij janë kthyer në vatra infektimi.
Tirane- Kreu i qeverisë vijon të hedhë dyshime mbi vizitat e Presidentit Ilir Meta në Vlorë, zonë në të cilën Rama kërkon sërish një mandat deputeti.
Gjatë fushatës së vaksinimit në qytetin bregdetar, kryeministri para gazetarëve akuzoi Kreun e Shtetit se në bashkëpunim me të përjashtuarit e drejtësisë po punojnë kundër qeverisë së tij.
Edi Rama: “Presidenti ka…ose më saktë Ilir Meta tani është kandidat zyrtar i partisë së tij në Vlorë. S’ka asnjë problem, natyrisht që ai bën një fushatë atipike skutave me subjekte te ofl i shoqëruar me gjykatës e prokurorë që janë nxjerrë jashtë nga procesi i vettingut dhe ëndërrojnë revanshin nepermjet Saliut dhe Ilirit qe qellim kryesor te revanshit kane rimarrjen në duar të drejtësisë, zhytjen e drejtësisë në llumin e të shkuarës.
Madje akuzat shkojnë me tëj, duke e akuzuar Metën se po përdor postin e Presidentit për të kryer favore në këmbim të votës për LSI-në.
Edi Rama: Ilir Meta shpërndan dekorata, tani lajmi i fundit është që do dekorojë edhe floktoren në Vlorë nuk e di kujt do t’i bjerë, por në rast se parukierja jote s’do dekorohet sot thuaj nga ana ime se këto janë thjesht teneqe të shpërndara për arsyet që diskutojmë dhe përvec shpërndarjes së teneqeve presidenti ofron dhe divergjenca si përshembull nxjerren nga burgu të vëllait të x dhe kunatit të y.
PD sipas tij ka vendosur interesin e pushtetit mbi shëndetin e qytetarëve duke organizuar fushata elektorale me grumbullime të mbështetësve.
Por besoj se këto gjera do jenë të mjaftueshme për vlonjatët për t’ja dhënë dërrmën këtyre forcave krejtësisht në kundërta me historinë që ne po bëjmë bashkë e ne 25 prill te vazhdojme punen”, u shpreh Rama.
Rama dhe Manastirliu lajmëruan që të hënën fasha e vaksinimit do të ulet në +60 vjeç.