Burg për kontrollorët, Avokati me ironi: Dënuam "puçistët", sot ditë e mrekullueshme
Pasi Gjykata e Tiranës ka dhënë masat e sigurisë për tre kontrollorët e trafikur ajror në Rinas, avokati Rezart Kthupi në një deklaratë për mediat ai ka thënë se kjo çështje do të vijojë më tej.
Me ironi ai ka thënë se sot u dënuan me masë sigurie "puçistët".
"Sot dënuam me masë sigurie "puçistët", është një ditë e mrekullueshme! Nuk është vepër penale, akuzhen tre persona që janë larguar nga puna. Tre kontrollorë nuk mund të bllokojnë punën në rinas. Kjo cështje do vazhdojë. Shpirtërisht nuk mund të flas më. Nuk jam i stresuar jam moralisht i dërrmuar."
Sot gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesat e prokurorisë për 3 kontrollorët e trafikut ajror të akuzuar për shpërdorim detyre pasi nxitën bllokimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit. Flora Ndreca është lënë në arrest shtëpie ndërkohë që 2 të tjerët, Muhin Mezini dhe Armando Fezga janë lënë në burg.
Lexo edhe: Gjykata jep masën e sigurisë për 3 kontrollorët