"100 dështimet e Ramës"/ Basha: S’mbajti premtimet për punësimet në administratë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Prill 2021, 08:54
Kryedemokrati Lulzim Basha teksa ka publikuar sipas tij një nga 100 dështimet e Kryeministrit Edi Rama, thotë se ky i fundit premtoi administratë publike me numër të vogël punonjësish, por nuk e ka mbajtur këtë premtim.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale , Basha shkruan se për qëllime elektorale numri i të punësuarve në administratën publike ka arritur shifrën rekord prej 182.5 mijë personash.
“Rama premtoi një administratë publike efikase dhe me numër të vogël punonjësish. A e ka mbajtur këtë premtim? Përgjigja jo.
Për qëllime elektorale, numri i të punësuarve në administratën publike arriti shifrën rekord prej 182.5 mijë persona. Fryrja e administratës për qëllime elektorale rëndon edhe më shumë qytetarët shqiptarë”, shkruan Basha.

