Kultivuan 800 rrënjë kanabis në Mat, arrestohen 6 persona të shpallur në kërkim

6 persona arrestuar ditën e sotme në Mat, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se në pranga janë vënë  Tahir Xhokola, Florenc Xhokola, Agron Xhokola, Elmir Lala, Drilon Milloshi, Aurel Plepi, pasi në vitin 2020, pasi ishin shpallur në kërkim për kultivim të 800 rrënjëve narkotike.

Më herët policia kishte vënë në pranga edhe dy persona të tjerë, në kuadër të operacionit të koduar "Gjoçaj".

Shtetasit e lartëpërmendur në bashkëpunim me dy persona të arrestuar më parë nga policia, dyshohet se janë autorët të tentativës për kultivim të bimëve narkotike në vitin 2020 në një zonë të Matit.

Në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur masën e sigurisë 'Arrest me burg', për kryerjen e veprës penale "Kultivim i bimëve narkotike".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.