Merr flakë makina në Vlorë

Mbrëmjen e djeshme një makinë në Vlorë është përfshirë nga flakët.

Policia bën me dije se makina tip "Opel" në pronësi të Anila Tonaj, është djegur pjesërisht.

Më datë 09.04.2021, rreth orës 23:55, në lagjen “ 24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur  pjesërisht një mjet i markës “Opel”,  në pronësi të shtetases A. T., banuese në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.