Qytetarët e Kosovës i ikin izolimit, hapin sezonin turistik në Shqipëri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Prill 2021, 16:30
Për shkak të ashpërsimit të masave për parandalimin e Covid 19, shqiptarët e Kosovës kanë lënë vendin e tyre gjatë fundjavës, duke e parë si alternativë pushimi Shqipërinë.
Mijëra shtetas janë futur në vendin tonë përmes pikës kufitare të Morinës.
Automjetet e shumta që ishin drejtuar për në vendin tonë krijuar radhë të gjata.
Vetë ata shprehen se të favorizuar nga koha e mirë kanë zgjedhur qytetet, kryesisht bregdetare, për të kaluar fundjavën.
"Po shkojmë për fundjavë".
"Në Durrës për qejf".
"Po shkojmë në Durrës me pushu."
Sipas policisë së Kosovës deri në mesditën e së premtes në Shqipëri kanë hyrë 5498 persona, ndërsa lëvizja mes dy vendeve është e lirë dhe bëhet pas pasur test për Covid 19.