Operacioni u krye me sukses, pas apelit të ‘BOOM’, 11-vjeçarja do i kthehet jetës normale

Vetëm pak kohë më parë emisioni "BOOM" publikoi rastin e Klementinës, vajzës nga fshati Mënik i Tiranës, që bashkëjetonte me dhimbjen për shkak të deformimit të shtyllës kurrizore.

Lexo edhe- “Më ndihmoni të jetoj!” Apeli i 11 vjeçares që vuan nga skolioza, prindërit në çadër s’kanë të ardhura

Pas transmetimit të këtij rasti, emisioni ‘Shqiptarët për Shqiptarët’  e morën përsipër operacionin e vajzës në një kohë rekord.

Sot jemi te lumtur t’ju themi se operacioni i Klementinës doli me sukses.  

"Na kontaktuan "Shqiptarët për Shqiptarët" e çuan gocën në spital  për operacion. Operacioni doli shumë mirë. Zgjati 6 orë. Nuk ka më nevojë për brez, ka shkuar shumë mirë".

Veç kësaj familja ka një ambjet të ri për të jetuar.

"Na kanë sjellë një kontejner, do ta mbajmë derisa të bëhet shtëpia. Shumë faleminderit BOOM, Elvis Naçit që ndihmuan dhe shëruan vajzën time.I ndihmoftë Zoti".

"Tani ndjehem më mirë, jam shumë e lumtur. Nuk kam më nevojë për korsenë, jam si shoqet dhe shokët e mi."