Turqit kontrollorë në Rinas/ Goxhaj: Cënohet siguria e operimit, nuk kanë të njëjtat procedura me grekët. Sindikata po goditet
Eksperti i trafikut ajror, Dritan Goxhaj, ka thënë se kontrollorët turq që kanë ardhur në vendin tonë, nuk kanë të njëjtat procedura me ato grekë pasi Turqia nuk është pjesë e EuroKontroll.
I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Goxhaj ka thënë se kontrollorët turq fillimisht duhet të kalojnë një trajnim e më pas duhet të licencohen, duke shtuar se turqit nuk mund ta kryejnë këtë shërbim pasi sipas tij cënohet siguria e operimit.
Goxhaj: Turqia nuk është pjesë e Eurokontroll, nuk ka të njëjtat procedura. Të gjithë kontrollorët që vijnë nga jashtë duhet të kaloj në një trajtim, më pas duhet të kalojnë në licencim. Turqit nuk mund të kryejnë këtë shërbim, pasi cënohet siguria e operimit. Kanë mungesë të gjuhës .
Kontrollorët grekë mund të operojnë, pasi janë të njëjtat procedura. Nuk ka të bëjë terreni por procedura. Janë procedura të sakta ndryshe nga ato të Turqisë. Ato nuk kanë nevojë të licencohen.
Pyetje: Ministrja e Infrastrukturës nxjerr urdhër që kontrollorëve të huaj t'u njihen licencat?
Goxhaj: Procedurën nuk e ndryshon Ministrja, kjo është e paligjshme. Këtë e bëjën specialistët dhe jo ministrja.
Pyetje: Është diskutuar pjesa e paaftësisë?
Goxhaj: Kontrollorët mund të shpallin paaftësi të përkohshme, por kjo nuk do të thotë largohesh nga puna, ata mund të shpallin paaftësinë ku nuk janë në gjendje për arsye të ndryshme të punojnë.
Pyetje: A e kanë shkelur ligjin?
Goxhaj: Jo nuk e kanë shkelur, kanë vepruar me të drejtën e tyre.
Pyetje: A mund të quhet grevë?
Goxhaj: Jo kjo nuk ishte në grevë, ishte një veprim kolektiv me interesa individuale. Ka një vit që kontrollorët përpiqen që të bëjnë negociatat, po nuk ka asnjë përgjigje nga asnjë institucion. Kjo që ndodhi do e lëkundë pak Ministrinë në mënyrë që në të ardhmen të ulen me kontrollorët dhe të diskutojnë, por pavarësisht kësaj reduktimi i fluturimeve do të fillojë. Nuk ka normalitet derisa të kthehen të gjithë kontrollorët në punë.
Pyetje: Tre nga ato janë në arrest me burg
Goxhaj: Janë në paraburgim, jo në burg. Janë shoqëruar 27, tre janë mbajtur, të cilët janë pjesë e kryesisë së sindikatës. Kjo është një goditje ndaj sindikatës, madje edhe për të gjithë sindikatat.
I pyetur se nëse është përfshirë edhe politika, Goxhaj e ka mohuar duke thënë se kontrollorët kanë protestuar për interesat e tyre. Ai ka shtuar se politika është përpjekur që ta shfrytëzojë nga të gjitha anët.
Pyetje: Është përfshirë edhe politika?
Goxhaj: Kjo është bërë për interesa politike. Nuk kanë lidhje me politikën, është shfrytëzuar nga politika në të gjitha anët.
Pyetje: Çfarë do të bëni pas kësaj situate?
Goxhaj: E para të presim, të fitojnë lirinë ato që janë brenda, do e diskutojmë pas daljes së kryesisë së sindikatës. Nuk mund të merren vendimet tek e tek pas asaj që ndodhi.