Investime dhe subvencione në bujqësi, Mediu në Rrogozhinë: Të ndalim të keqen Rama sa nuk është vonë!

Anëtarësimi në NATO dhe realizimi i lëvizjes së lirë për kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, janë pasaporta më e mirë dhe se kualicionini Partisë Demokratike do të sjellë ndryshimin në vend.

Në takimet me banorë në fshatrat Kalush dhe Zhabjak të Rrogozhinës, Mediu theksoi se 25 prilli do të jetë momenti më i mirë që vendit ti hapet rruga për rritjen e ekonomisë.

"Kur erdhi Rama në pushtet tha se gjithçka fillon nga zero. Kush e beson se çdo gjë është zero, vetëm zero prodhon por fatkeqësisht Rama e ka çuar akoma më mbrapa."

Në programin e "Aleancës për Ndryshim", bujqësia zë një vend të rëndësishëm.

"Ajo që ballafaqohet në 25 prill është një regjim i korruptuar i Edi Ramës që po shkatërron jetën dhe ekonominë tonë dhe nga ana tjetër shqiptarët që duan të kenë një shtet funksional, demokratik dhe një ekonomi të zhvilluar. Ti vëmë fre sot të keqes se do të jetë shumë vonë nesër. Në 25 prill duhet të përbysim diktaturën e krimit dhe korrupsionit."

Duke e akuzuar qeverinë Rama se në 8 vite ka sjellë vetëm ulje të ekonimisë dhe emigracion të lartë, Mediu tha se 25 prilli kërkon reagimin e përgjegjshëm të të gjithë shqiptarëve.