Situata e Covid-19/ Brataj: Deri në maj do bëhen 500 mijë vaksinime. Normalitetit i rikthehemi në fund të vitit
Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj, ka thënë se numrat e viktimave dhe të infektuarve nga Covid-19 ka rënë.
I ftuar në edicionin e lajmeve në RTV Ora me Matilda Mcini, Brataj ka thënë se është e sigurtë se deri në fund të majit do të bëhen 500 mijë vaksina, duke shtuar se deri më tani e kanë marrë vaksinën 222 mijë persona.
Ai ka thënë më tej se në verë situata do jetë më e qetë sakaq ka shtuar se në fund të vitit do i rikthehemi normalitetit.
Brataj: Vaksinimi garanton dritën jeshile në fund të tunelit. Jemi dejt fundit. Numrat kanë rënë, edhe i të infektuarve edhe i viktimave. Thirrjet e telefonatave ka rënë dhe numri i personave të shtruar në spital është ulur. 222 mijë vaksinime janë bërë deri më tani. Mundësia e vaksinimit është shumë herë më e madhe se sa është demostruar. Vaksinimi e do kohën e vetë. Zotimi i mbylljes së 500 mijë vaksinat brenda majit është real, por megjithatë unë nuk jap premtime sepse nuk e di se sa vaksina kemi në dispozicion.
Matilda Mcini: Sa e rëndësishme është të vaksinohemi?
Brataj: 100% është e suksesshme dhe askush nuk mund të ketë dyshime. Edhe unë kam qenë skeptik për të dyja vaksinat ruse dhe kineze, por të materialeve që ishin në dispozicion në fazën e parë. Por Kina bëri një gjë të zgjuar, u propozoi vendeve të tjera kush donte të bënte fazën e tretë dhe pranuan Turqia e shumë vende të tjera. Në një studim që publikova tregonte se me fazën e parë ka efekasitet 50%. Kthehemi tek EMA dhe FDA, Amerika nuk do të provojë kurrë një vaksinë të asnjë vendi tjetër, pasi fazën e tretë e bëjnë në vendin e tyre. Çdo shtet ka përgjegjësi për atë që i bëjnë qytetarëve të vendit tyre.
Matilda Mcini: Kur do të fillojmë ti kthehemi normalitetit?
Brataj: Mendoj që vera do të jetë shumë më e qetë sepse nëse arrijmë këtë numër vaksinimi, besoj se verën do e kalojmë kollaj. Marr përgjegjësinë edhe nga ana prefesionale. Fundi i vitit besoj se do na kthejë në jetën normale.