Ambasadorja e Suedisë nga Shkodra: Fenomeni i shitblerjes së votës, shqetësues. Merrni pjesë në zgjedhje

Pas ambasadores së SHBA Yuri Kim, ka qenë rradha e asaj të Suedisë Elsa Hastad që të vizitonte Shkodrën, rreth dy javë nga zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Diplomatja foli për rolin e zgjedhjeve në demokraci, ndërsa ftoi qytetarët për pjesëmarrje masive në kutitë e votimit, raporton Ora News.

Ambasadorja Suedeze: E vlerësoj demokracinë. Jemi këtu në Paçram për të marrë këndvështrimin dhe perceptimin e njerëzve në lidhje me procesin zgjedhor. Nuk flasim për shitblerjen e votës në takime  por për pjesëmarrjen e komunitetin në  procesin zgjedhor.

Sipas diplomates suedeze, shit-blerja e votës është një fenomen shqetësues.

Ambasadorja suedeze: Është shqetësuese fenomeni i shitblerjes së votës. Duhet të keni kujdes sepse stadi në të cilin demokracia ndodhet është shumë e brishtë.

Kemi të gjithë një rol por më të rëndësishmin qytetarët. Shteti duhet tu sigurojë qytetarëve një proces zgjedhor të mirëfilltë.

Më tej, ajo shtoi: "Nuk dua të komentoj përfshirjen e kandidatëve me të shkuar kriminale në zgjedhje".

https://youtu.be/n4pGEBwRk1E