Thano: Liderat e partive u drejtohen militantëve, jo atyre që mendojnë
Në Politikon nga Alfred Lela në RTV Ora, analisti Adrian Thano u shpreh se po trajtohet votuesi sikur është me inteligjencë të ulët në raport me fletën e votimit.
Ai shtoi se politikanët i drejtohen Shqipërisë militante dhe jo asaj të mendimit, duke pasur një retorikë të cunguar politike.
Thano: Këtu po trajtohet votuesi sikur është me inteligjencë të ulët në raport me fletën e votimit. Por kjo nuk ka lidhje me logot apo me historinë me numra dhe emra. Këtu tradhtohet ajo pjesë e Shqipërisë të cilët i drejtohet klasa politike.
Këta i drejtohen Shqipërisë militante, që e konsiderojnë nën nivelin mesatar. Edhe me mesazhet elektorale këtyre u drejtohen, duke mos pasur alternative dhe u bihet gjithmonë shkurt dukë thënë ik lidera partiakë. Kështu lihet jashtë Shqipëria e mendimit.