Mediu: Lista me emra i orienton më mirë votuesit në zgjedhje sa sa një numër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2021, 21:26
Në Politikon nga Alfred Lela në RTV Ora, kreu i PR-së, Fatmir Mediu u shpreh se është një mundësi që personat që kanë peshë elektorale që mund ta thyejnë numrin e 10 mijë votave dhe shtoi se kjo është shumë herë më e lehtë kur orientohen njerëzit te emri se sa te një numër.
Mediu: Rama premtoi se do të kishte një garë me lista të hapura dhe në bazë të kësaj u bënë ndryshimet në kodin zgjedhore. Fleta e votimit i jepte një mundësi më shumë zgjedhësve për të votuar kandidatëve.
Sigurisht që është edhe një mundësi që personat që kanë peshë elektorale që mund ta thyejnë numrin e 10 mijë votave. Kjo është shumë herë më e lehtë kur orientohen njerëzit te emri se sa te një numër që është më racional.