Rama telefonon Gjiknurin: Presidenti kë ka takuar në Vlorë, KÇK apo OFL?
Për të ironizuar kundërshtarët e tij politik, kryesocialisti Edi Rama ka gjetur një mënyrë të re për të qenë i pranishëm për opinionin publik. Në bisedat telefonike nga makina e tij me drejtuesit politk, Rama tregon që zgjedhjet t’i ktheje në një “termet” elektoral.
Për të shtyrë rrugën për në Korçë, kryesocialisti Edi Rama e kishte të nevojshme të merrte adrenalinën e “tërmetit” të Vlorës. Në strategjinë e re të komunikimit, shefi i mazhorancës e nisi me një telefonatë me Damian Gjiknurin.
Edhe pse nuk i përmend emrin, Rama e kishte me merak të merrte informacion nga i besuari i tij për takimet e Presidentit të Republikës.
“E përgjithshmja mirë! Takime intensitet. Njerëzit kanë interes për fushatën. Problematika. Këto janë fushatat. “- tha Gjiknuri.
Në raportimin telefonik, Gjiknuri i ka dhënë shefit të tij të dhëna për fushatën e kundërshtarëve politik.
“Fushatë e qetë dhe pa pretendime. Nuk ka pretendime nga asnjë parti. “
Biseda e plotë:
Edi Rama: Ca bëhet Damian?
Damian Gjiknuri: Ja mirë, fushatë, punë, lëvizje takime.
Edi Rama: Do e bësh tërmet Vlorën apo jo?
Damian Gjiknuri: Kam qejf të bëhet fitorja dhe ta them edhe njëherë atë falë, aty e ka lezetin.
Edi Rama: Si shkon andej puna?
Damian Gjiknuri: Mirë e përgjithshmja mirë. Takime, intensitet, njerëzit kuptohet se kanë interes për fushatën, ka edhe problematika, e përgjithshmja mirë. E rëndësishme është që ka pasur fushatë të qetë. Nuk ka probleme, pretendime nga asnjë parti tjetër.
Edi Rama: Po ç’a pretendimesh?
Damian Gjiknuri: Jo, është një fushatë përgjithësisht e qetë.
Edi Rama: Leskua ç’bën Leskua?
Damian Gjiknuri: Po mirë, bën atë punën e tij, secili bën punën e tij, me elektoratin e tij.
Edi Rama: Po ky ka ardhur këndej këto ditë?
Damian Gjiknuri: Presidenti?
Edi Rama: E, presidenti i futbollit ka ardhur?
Damian Gjiknuri: Presidenti vjen se atë punë ka, vjen i maskuar ka atë mënyrën e tij. Në fushatë është, s’del në tribunë, por punon, prapa dyerve.
Edi Rama: Me OFL apo me KÇK, ku të dali?
Damian Gjinkuri: LSI këtu e ka humbur toruan, nuk shoh përfaqësi në Vlorë.
Edi Rama: Me komunitetin çam mirë?
Damian Gjiknuri: Po, po, e mbështesin që PS ka vendosur një kandidat në rrezen e fitores dhe do të përfaqësohen.
Edi Rama: Jo kadidaturë çame po goxha grua.
Damian Gjiknuri: Një mësuese, qytetare e mirë, familje e mirë.
Edi Rama: Fate Vela vijon fushatën edhe ai?
Damian Gjiknuri: Po mbështet PS në çdo takim, deputetët janë mbështetës për fushatën dhe s’kemi asnjë problem tek PS.
Edi Rama: Unë po iki në Korçë, nga Vlora s’më hiqet mendja më është futur edhe Durrësi fort në kokë, por Vlorën e kam të parën.
Damian Gjiknuri: Po Vlorën, nip skele thonë këta, ku do të iki Rama, këtu do e kemi.
Edi Rama: Forca ta bëjmë një tërmet atje.
Ndryshe nga Gjiknuri, Niko Peleshi i Korçës zhvillon një bisedë më formale me kryetarin e tij.