Kosnett uron Vjosa Osmanin si presidente: SHBA e përkushtuar për partneritet të ngushtë me Kosovën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Prill 2021, 20:06
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett, ka uruar Vjosa Osmanin, për zgjedhjen e saj për presidente të Kosovës.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Kosnett, thotë se SHBA-ja do të mbetet e përkushtuar për partneritet me Kosovën.
"Përgëzime për Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj si Presidente, dhe për ata deputetë që kryen detyrën e tyre si anëtarë të Kuvendit.
SHBA mbetet e përkushtuar për partneritet të ngushtë me Republikën e Kosovës për të ndërtuar një të ardhme të paqes, drejtësisë dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët."- ka shkruar ai.