Nuk u zgjodh President/ Nasuf Bejta uron Osmanin: Për mua nuk është humbje por fitore

Nasuf Bejta, i cili humbi garën përballë Vjosa Osmani, ka uruar këtë të fundit për detyrën e re si Presidente e Kosovës.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Bejta, shkruan se zgjedhja e Osmanit si Presidente është fitore për të gjithë. Ndër të tejra ai thotë se e kishte për nder t'i shërbejë qytetarëve.

"Urime presidente, urime Kosovë!

Të humbësh garën nga një kandidate siç është zonja Vjosa Osmani, për mua nuk mund të konsiderohet humbje. Kjo është fitore e të gjithë neve. Ishte nder që i shërbeva interesit shtetëror dhe në këtë mënyrë, u përmbyll vullneti i qytetarëve i shprehur me 14 shkurt.

Ky vullnet konsiston me faktin që vendi duhej të bëhej me president. Jam i bindur që zonja Osmani do ta përfaqësoj dinjitetshëm shtetin tonë."