Mirëserdhet në trafik! Radhë kilometrike në hyrje të Tiranës
Në hyrje të kryeqytetit kjo situatë është e përditshme. Radhët janë kilometrike dhe pritja e gjatë shkakton ankth e stres.
E bllokuar mbeti edhe ambulanca që shikoni në video.
Prezenca e betoniereve dallohet në të gjithë aksin. Edhe pse konsiderohen rëndesë për trafikun autoritetet vendore të Tiranës nuk kanë menduar të ndalojnë punën e tyre përgjatë ditës.
Qytetarët të cilët për minuta të gjata qëndruuan në trafik shpresh se situata është kaotikë dhe se shteti duhet të marrë masa pasi hapja e tunelit nuk ishte zgjidhje.
"40 minuta për 200 metra. Mos pyet ore çun se na plasi buza. Kam një orë e gjysë që pres"- janë shprehur qytetarët, teksa prisnin për të kaluar.
Punimet për Unazën e Madhe vijon edhe gjatë ditës, çka rezulton të jetë një nga shkakqet kryesorë të krijimit të trafikut.
Përfundimi i pjesës më të madhe të unazës së madhë eshtë premtuar në fillim të pranverës, por dëri më tani asgjë nuk dukët në rrugën e duhur.