Zgjedhjet/ Celibashi i shqetësuar: Po humbasim kohë, nuk prisja kaq kundërshti nga partitë për fletën e votimit

Komisioneri Shtetëror shpreh shqetësimin për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.  Kjo për shkak të vonesave që partitë po shkaktojnë për fletën e votimit.

"Çdo ditë që humbasim natyrshëm ndikon në proces. Nuk e kam pritur se do të kishte kaq shumë kundërshtime për zgjedhjen e fletës së votimit."

Pyetje: Duke qenë se jo më herët se një javë mund të mos e keni fletën e votimit pasi çështja mund të shkojë, deri në Kolegjin Zgjedhor, nga pikëpamja teknike e primtimit dhe përgatitjes, së fletës a do ketë probleme për Komisionin Qendror të Zgejdhjeve.

Celibashi: Po mundet të krijojë vonesë nëse ne vijojmë të humbasim akoma ditë. Po shpresojë që KAS të vendos sot dhe shpresojë të ketë një konsensus mbi vendimarrjen e KAS, përndryshe do të humbasim edhe disa të tjera.

Dhe nëse do të jetë rasti që vendimin e KAS që partitë ta ankimojnë. U bëj thirrje anëtarë të procesit zgjedhor që ta shqyrtojnë sa më parë pavarësisht vendimit. Nëse është mundësia në sa më shpejt ta shikojnë ankimimin, nëse do të jetë rasti.


Rezultati tek Njesia 10 brenda 30 minutash

Sot paradite në shkollën Qemal Stafa do të zhvillohet testimi i pajisjeve të votimit elektronik, pjesë e projektit pilot për votimin dhe numërimin elektronik.

Celibashi tha se ishte i mundur që rezultati të dalë brenda 30 minutash

"Teknikisht është e mundur që rezultati i Njësisë 10 të jetë brenda 30 minutash. Jemi duke diskutuar dhe konsultuar me partitë për të vendosur nëse do ishte e dobishme ta shpallim këtë rezultat në momentin që makina na e bën të ditur apo do të presim edhe pak kohë më shumë pasi ka mendime se rezultati mund të afektojë jo mirë në procesin e numërimit, por nga pikëpamja teknike rezultati mund të shpallet menjëherë."