Kryemadhi: Teatrin do ta ndërtojmë aty ku ishte dhe si ishte, do çojmë para drejtësisë ata që e shembën

E ftuar në Tempora në nga Sonila Meço në RTV Ora, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh se Teatri Kombëtar do të ndërtohet aty ku ishte dhe sikurse ishte, si dhe premtoi që të çojë para drejtësisë ata që e shembën.

Kryemadhi: Unë jam e shqetësuar me çështjet ambientaliste. Jo vetëm për Vjosën, por për të gjithë TEC-et që janë me tuba sepse shkatërrojnë ekosistemet. Ne po shkatërrojnë shumë pasuri në një mënyrë të tmerrshme.

Ne angazhohemi për mbrojtjen e Vjosës sepse jemi angazhuar në shumë nisma të tjera, edhe pse nuk kemi bërë shumë tam-tame. As për Teatrin nuk e bëmë një gjë të tillë. Ne do ta rikthejmë ashtu sikurse ka qenë Teatri dhe do t'i çojmë para drejtësisë ata që e shembën.

Këto gjëra janë harruar kur një parti vjen në pushtet për hir të stabilitetit politik, por çfarë stabiliteti kur këta kanë shkatërruar çfarëdolloj vlera dhe identiteti kombëtar.

https://youtu.be/BRsBVsWlAfQ