Kryemadhi: Po të ketë Gjykatë Kushtetuese, të gjitha institucionet e drejtësisë bien në tokë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Mars 2021, 21:32
E ftuar në Tempora në nga Sonila Meço në RTV Ora, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh se po të ketë Gjykata kushtetuese, të gjitha institucionet e drejtësisë bien në tokë sepse janë jashtë afateve.
Kryemadhi: Po të ketë Gjykatë Kushtetuese, të gjitha institucionet e drejtësisë bien në tokë sepse janë jashtë afateve. Janë jo vetëm jashtë afateve, por edhe kanë intimidime e shumë prapaskena të tjera.
Reforma në drejtësi nuk është zbatuar ashtu si e kanë votuar deputetët në vitin 2016. Shqiptarët nuk kanë nevojë që të lexojnë raporte ndërkombëtare se e shohin përditë se çfarë po ndodh në vendin tonë.