Diell dhe det, rritja e temperaturave rikthen trafikun në autostradën Durrës-Tiranë

Rradhë të gjata në autostradën Durrës-Tiranë me makinat që duhet të presin me minuta të tëra në trafik.

Siç shihet në videon e siguruar nga Ora News, trafiku është i rënduar në kahun që vjen drejt kryeqytetit, ndërsa lëvizet normalisht në kahun paralel.

Rritja e temperaturave dhe fundjava kanë bërë që shumë qytetarë të Tiranës ti drejtohen bregdetit të Adriatikut, gjë që ka shkaktuar edhe rradhët e gjata në autstradë.