Humb jetën 65-vjeçari në Shkodër, u hodh nga kati i katërt i pallatit

Depresioni regjistroi sot një tjetër viktimë në vendin tonë. Një 65-vjeçar në Shkodër, në kushte dekresioni i hodh nga kati i katërt i pallatit ku jetonte duke ndërruar jetë.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur rreth orës 14:30 në lagjen "Naim Gjylgebu".

"Shtetasi Agron F. M. 65 vjeç , banues në lagje Naim Gjylbegu, në kushte depresioni është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme" njofton policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.