Hetimi në zgjedhje, SHBA trajnon gjyqtarët e prokurorët për krimet zgjedhore
Drejtuesja e Prokurorisë së Pogradecit Dorina Bejko do ti bashkohet që nga 1 prilli, prokurorisë së Posaçme SPAK duke e çuar numrin e kësaj strukture në 14 anëtarë.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur që të pranojë kërkesën e përsëritur të drejtuesit të SPAK Arben Kraja për komandimin e prokurorëve për të lehtësuar mbingarkesën.
Vendimi vjen në momentin kur Prokurorisë së Posaçme iu ngarkuan edhe veprat e krimit zgjedhor.
Me fillimin e fushatës elektorale, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur trajnimin për gjyqtarët dhe prokurorët e SPAK.
Ka qenë Këshilltari i Lartë i OPDAT kundër korrupsionit ndërkombëtar, Constantine Soupious dhe drejtori i Degës së Krimeve Zgjedhore të Sektorit të Integritetit Publik të Divizionit Penal, Richard Pilger nga Departamenti i Drejtësisë, ata të cilët diskutuan me prokurorët dhe gjyqtarët llojet e krimëve zgjedhore.
Ky trajnim erdhi në një moment shumë të rëndësishëm pasi kjo është hera e parë që korrupsioni aktiv dhe pasiv në zgjedhje do të jenë nën juridiksionin e kësaj strukture.