Rama në Shijak" Mbarojmë me shtëpitë individuale, nisim me Shijakun të ardhmen tonë

Kryeministri Rama ka dorëzuar çelësat e banesave për dy familje në Shijak, të cilat ishin prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë takimit me familjarët, Rama është shprehur se në Shijak përfundoi rindërtimi i shtëpive individuale dhe tashmë do të nisin procesi për pallatet dhe ndërtesat kolektive.

"E di pse gratë më besojnë më shumë mua. Gratë kanë më pak llafe e më shumë punë kurse burrat kanë llafe shumë dhe punë pak. Ky është problemi.

Rëndësi ka që u kry, dhe ne sot jemi të çliruar sepse në Shijak mbaron rindërtimi i shtëpive individuale në Shijak . Tani me pallatet me lagjen e re edhe me Shijakun të ardhmen tonë."

Në Shijak, puna tashmë vijon me pallatet teksa në tetor parashikohet të kenë mbaruar edhe ato.