Vrasja e shqiptarit në Islandë, autori i dënuar me 5 vite burg në Shqipëri për vjedhje
Biznesmeni shqiptar Armando Beqiri në Islandë u ekzekutua nga 35-vjeçari Angjelin Stërkaj. Një muaj nga ngjarja, autoritetet hetimore kane arritur të mbledhin prova për dyshimet e ngritura ndaj të arrestuarit, dhe kanë dalë në konkluzionin se shkak ishte konflikti mes tyre, ndërsa nuk përjashtohen edhe të tjerë të përfshirë në këtë vrasje të planifikuar . Autori ka qenë i dënuar në Shqipëri me 5 vite burg për grabitje me dhunë dhe jetonte në Islandë prej 7 vitesh.
Një muaj pas ekzekutimit të shqiptarit, Armando Beqiri, në Islandë, policia vendase ka zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe autorin e dyshuar të saj.
Raportohet se 33-vjeçari është vrarë nga një tjetër shqiptar.
Ai është, Angjelin Stërkaj, i cili aktualisht ndodhet në prangat e policisë.
35-vjeçari u arrestua vetem 3 ditë pas krimit dhe që prej asaj kohe e deri tani mohon akuzat.
Angjelin Stërkaj rezulton te jete një emër i njohur për policinë shqiptare.
Ai është shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë dhe rezulton i dënuar me 5 vite burg.
Sipas mediave ndërkombëtare, prej rreth 7 vitesh, ka jetuar në Islandë.
Hetuesit kane zbuluar se kishte konflikt me viktimën Armando Beqirit.
Para vrajes se këtij të fundit, Stërkaj jetonte me një grua dhe mësohet të jetë zhvendosur nga banesa në një vend tjetër.
33-vjeçari shqiptar u ekzekutua me pistoletë silenciator më 13 shkurt në derë të shtëpisë.
Arma është gjetur në det dhe nga ekspertiza rezulton se ajo i është vjedhur një personi i cili e kishte me licencë.
Autori i zuri prite dhe e qëlloi Beqirin me më shumë se 5 plumba, pas shpine duke bërë që 33-vjeçari të ndërronte jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Armando Beqiri jetonte prej vitesh në Islandë dhe ishte pronar i një kompanie për sigurinë fizike, e cila kishte arritur një sukses të menjëhershëm finaciar.
33-vjeçari nga Tepelena la pas gruan e tij shtatzënë dhe një djalë të vogël, të cilët ishin në shtëpi kur ai u qëllua.