Gjykata e Tiranës i heq “pezullimin nga detyra” Artan Shkëmbit

Gjykata e Tiranës i ka hequr masën e sigurimit "pezullim nga detyra" Artan Shkëmbit, ish zv.drejtorit të OFL.

Gjykata ka konstatuar shuarjen e masës për shkak të përfundimit të afatit 6 mujor.

Shkëmbi u hetua fillimisht nga SPAK për "korrupsion" dhe "nxjerrje sekreti hetimor".

Lexo edhe: “Nxorri sekretin” pezullohet Artan Shkëmbi, kreu i task forcës “Forca e Ligjit”

Tre javë më parë dosja i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Tiranës, pasi rezultoi se nuk ka "korrupsion".

Zv.drejtori i operacionit Forca e Ligjit në Policinë e Shtetit, Artan Shkëmbi është pezulluar nga detyra më 28 shtator 2020 pas fillimit të hetimeve ndaj tij me akuzën për akte korruptive dhe nxjerre të sekretit hetimor.

Hetimet ndaj zyrtarit të lartë të policisë kanë nisur pas një denoncimi të bërë ndaj tij për ekspozimin e të dhënave në lidhje me një aksion të përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj gjermane.