Nevaldo Hajdaraj i kërkon të falur babait të Klodian Rashës, dosja e tij kalon në gjykatë


Kalon për gjykim dosja ndaj Nevaldo Hajdarajt. Ai do të gjykohet për akuzën e “vrasjes me dashje të Klodian Rashës" për të cilën rrezikon deri në 20 vite burg.

Seanca paraprake u kryesua nga gjyqtari Bedri Qorri i cili vendosi të kalojë për gjykim dosjen me këtë akuzë duke mos pranuar kërkesën e avokatit mbrojtës të ndryshim të cilësisë së veprës penale në “vrasje në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme”

Me kokë ulur në seancë Nevaldo Hajdaraj i ka kërkuar falje babait të Klodian Rashës.

Hajdaraj ka pohuar se nuk do të donte kurrë që të ndodhte ajo vrasje duke pretenduar se nuk e kishte kryer vrasjen me dashje.

Ndërsa babai i Klodian Rashës uroi që një tragjedi e tillë të mos i ndodhte asnjë familjeje.

Lexo dhe: Babai i Klodian Rashës: Ia lë në dorë drejtësisë, asnjë mos të vritet në mënyrë makabër

Seanca
Sot në Gjykatën e Tiranës u zhvillua seanca paraprake ndaj ish efektivit të forcave 'Shqiponja' Nevaldo Hajdaraj, i akuzuar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha më 8 dhjetor 2020 në zonën e Laprakës.

Pas vrasjes pati protesta të shumta që sollën dhe dorëheqjen e ish ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.