Kashar/ Dita e tretë e flakëve në magazinë, familjarët e Arjanit të pashpresë
Ora News sjell pamje të flakëve brenda magazinës në Kashar që vijon të jetë në flakë, prej pasdites së të mërkurës 24 mars 2021.
Ndërkohë ngjarja bëhet edhe më tragjike pasi brenda ka mbetur shefi i sigurisë Arjan Sala i cili kishte hyrë për të shpëtuar jetën e punëtorëve.
Në ndihmë ka mbërritur dhe shefi i zjarrfikësve të aeroportit në Rinas, dhe 16 kolegë të tij.
Lexo me shume: Zjarri në Kashar/ Temperatura brenda në magazinë arriti 980 gradë celcius, kërkimi i vështirë
Një zjarrfikës i cili po bënte të mundur shuarjen e flakëve është helmuar nga presioni i madh i tymit dhe ndodhet në Spitalin Ushtarak jashtë rrezikut për jetën, raporton gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj.
Në vendngjarje ndodhen forca të shtuara të UKT-së të cilët sjellin autobote me ujë për të ndihmuar forcat zjarrfikëse për t'u furnizuar me ujë.
“Na gjeni trupin! Unë po e qaj tek porta!” Momente të vështira para magazinës së Kazmës
Në ndihmë të forcave zjarrfikëse ditën e djeshme kanë mbërritur dhe forcat ushtarake të cilët po kërkojnë për trupin e 33 vjeçarit.
Brenda godinës kanë filluar të marrin flakë dhe kabllot elektrike dhe për pasojë po merr flakë dhe polesteroli i cili do ta vështirësojë më tej shuarjen e flakëve.
Zjarri në magazinë vijon të jetë aktiv prej 43 orësh.
Lexo dhe: “Po hetojmë” Drejtori i Policisë së Tiranës në magazinat në Kashar ku vijojnë flakët