Zgjedhjet/ 28 kandidatë me probleme, KQZ kërkon hetim të thelluar nga Prokuroria

Partitë Politike nuk e kanë pastruar, siç kërkohet nga ligji i dekriminalizimit,  listën e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit, pasi 28 prej tyre kanë përfunduar në Prokurori.

Nga indiciet që KQZ ka marrë nga partitë kundërshtarë apo nga të dhënat në formular, ka nisur në oganin e akuzës listat me emra për t’u nënshtraur një verifikimi të thelluar.

Ilirjan Celibashi: "Kemi pasur indicie dhe kemi dërguar për verifikim të thelluar 28 kandidatë në total. Një pjesë e tyre kanë shënime në formularin e dekriminalizimit si kam dënime penale për vepra penale të lehta."

Tom Doshi

Mes tyre ndodhet edhe Tom Doshi, për të cilin komisioneri shtetëror Ilirian Celibashi mohon që Ambasada Amerikane të ketë ushtruar presion mbi KQZ-në për moskandidimin e tij.

Ilirjan Celibashi: "Në asnjë rresht të deklarimeve të ambasadores së SHBA -së nuk kam lexuar urdhërimin e saj. SHBA ka vetëm një interes në Shqipëri: Forcimin e demokracisë "

Kolegji Zgjedhor pritet të mblidhet me 29 mars në orën 11:00 për ankesën e PS ndaj KAS e cila i riktheu 69 emrat PD, të cilat ja hoqi Komisioneri Shtetëror.

Pas kësaj date qytetarët shqiptarë do të mësojnë modelin e fletës së votimit, i cili sipas sondazhit në rrjetet sociale votuesit preferojnë me tepër fletën me emra.

Ilirjan Celibashi "Përmes këtij sondazhi kemi parë interesin e qytetarëve për fletën e votimit"

Emigrantët nuk votojnë më 25 prill

Zyrtarisht emigrantët nuk do të votojnë me 25 prill, dhe për këtë Celibashi nuk gjen një fajtor të përveçëm.

Celibashi i kërkoi partive politike që të mos përdorin burimet shtetërore për interes të fushatës elektorale, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve që të mos pranojnë të shesin votën e tyre por ta denoncojnë atë.

Koalicioni ABEOK

1-Altin Gjeloshaj

2-Elsa Voka

3-Daniel Prroj

4-Ervis Beu

5-Ido Pashaj

Partia Bindja Demokratike

1-Arsen Balaj

2-Bahri Shabani

Partia Lëvizja për Ndryshim

1-Dashamir Tahri

2-Adrian Gjoka

Partia Lëvizja e Re

1-Ilmi Kuka

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim

1-Arbër Arifaj

2-Ashim Tafilaku

3-Elton Ismalaj

4-Ferdinant Aligjoni

5-Ilir Hysi

6-Artur Buku

Partia Nisma Thurje

1-Boris Shakaj

2-Napolon Laska

Partia Demokratike

1-Agron Kapllanaj

2-Gentian Muca

3-Rezart Tusha

4-Zef Hila

Partia Social Demokrate

1-Kleo Murataj

2-Tom Doshi

3-Serda Hoxha

Partia Socialiste e Shqipërisë

1-Artan Bitri

2-Halim Dauti

3-Leonard Beqiri

https://youtu.be/Nr6vZGge4nk