"Na gjeni trupin! Unë po e qaj tek porta!" Momente të vështira para magazinës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Mars 2021, 11:25
Momente të vështira para magazinës pranë Kasharit ku vijojnë flakët. Familjarët të pikëlluar kërkojnë trupin për të qarë djalin e tyre, Arjan Sala
Ata kanë kërkuar nga punonjësit e zjarrfikëses për të mësuar më shumë ndërsa akuzojnë shtetin se nuk kanë lënë zjarrfikësit pa mjetet e duhura të shpëtimit.
“Na gjeni trupin. Unë po e qaj tek porta .. akoma nuk po del xhenazja” tha i ati i Arjan Salës, djalit 33 vjeçar I cili punonte si shef i sigurisë. Ai hyri mes flakëve për të shpëtuar të tjerët por nuk mundi të dalë më