Basha takim online me Komisioneren e BE: Duam të jemi të parët, jo në bisht
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe ekipi i tij i ekspertëve prezantuan platformen e arsimit online që përfshin 5 gjuhë të huaja falas dhe trajnimin e dyfishtë profesional në 20 disiplina të ndryshme për shqiptarët.
Prezantimi u bë në një takim online të organizuar nga ambjentet e universitetit "Modul" të Vienës, me pjemarrjen e Komisioneres së BE-së për Inovacionin, Arsimin dhe Rininë, Mariya Gabriela, dhe të rektorëve nga universitetet më të mëdha austriake si dhe perfaqësues dhe eskpertë shqiptarë dhe të huaj në këto fusha.
Basha tha se Partia Demokratike, ka për qëllim të ndërtojë dhe mbështesë një klasë të mesme të trajnuar mirë dhe të paguar mirë
Komisonerja Gabriel, tha se arsimi kërkon një qasje vizionare dhe bashkëpunim më të thellë në Nivelin Europian.
Komisionerja së BE-së për Inovacionin, Arsimin dhe Rininë, foli dhe për planin e Partisë Demorkatike.
Basha i tha komsioneres së BE-së, se programi i Partisë Demokratike synon të frenojë fenomenin e largimit të të rinjëve, dhe thithjen e trurit. Vetëm në këtë mënyrë sipas tij Shqipëria do të ketë potenciale njerëzore për t'iu përgjigjur kërkesave për investimet e huaja.