Po ecte në trotuar, gruaja sulmohet nga qentë endacakë në Vlorë

Një grua rreth 45 vjeç është sulmuar nga qentë e rrugës mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës.

Mësohet se gruaja ishte duke ecur në zonën e Lungomares në momentin kur është kafshuar nga qentë.

Qentë endacakë janë kthyer në një shqetësim për qytetarët e Vlorës. Nuk është rasti i parë që në spital shkon një person i sulmuar nga qentë në rrugë.