Merr flakë banesa përballë prefekturës së Lezhës, shpëton mrekullisht e moshuara

Zjarri përfshiu një banesë në katin e dytë të një pallati 5 katësh në Lezhë.

Flakët që dyshohet se u shkaktuan nga një shkëndijë elektrike u shfaqën fillimisht në kuzhinë e më pas u përhapën në të gjithë shtëpinë, ku ndodhej e vetme një e moshuar.

Gruaja e moshuar u arrit të nxirret nga shtëpia pa lëndime.

Forcat zjarrfikëse ndërkohë izoluan zjarrin që rrezikonte të përhapej në pjesën tjetër të godinës ku ndodhen edhe zyrat e drejtorisë rajonale të sigurimeve.

Fatmirësisht, ndërtesa që u përfshi nga flakët ndodhej në anë të rrugës kryesore, dhe kjo  lehtësoi mbërritjen e shpejtë të zjarrfikësve që bënë të mundur edhe brenda një kohe të shpejtë dhe shuarjen e zjarrit.

Pak ditë më parë në Berat, babë e bir humbën jetën pasi banesa ku jetonin u përfshi nga flakët.

https://youtu.be/K1p-SeLXpwo