FRD nuk del nga zyra, Shehu: Gjykata do të shqyrtojë brenda 5 ditëve padinë ndaj Veliajt

Gjykata Administrative ka pezulluar kërkesën e bashkisë së Tiranës për të larguar Partinë Fryma e Re Demokratike. Në konferencën për mediat kryetari i kësaj force, deklaroi se brenda këtij afati do të shqyrtohet në themel prapësimi që i kanë bërë kërkesës së Erjon Veliajt.

"Kishim depozituar nnë kërkesë në Gjykatën e Shkallës së Parë Administrative të Tiranës për të ndaluar aktet e paligjshme të bashkisë. Kërkesë e cila u konsiderua nga Gjykata dhe u vendos që të bashkohet dhe të shqyrtohet në themel. Kjo është një procedurë rutinë që e ndjek Gjykata, ne e respektojmë. Ne kemi dorëzuar sot edhe padinë për shqyrtimin e kësaj çështje në themel, padi e cila kërkon ndalimin e të gjitha akteve të paligjshme të bashkisë. Kjo kërkesë e jona e bashkuar bashkë me masën e sigurisë do ët shqyrtohet brenda 5 ditëve ," tha Shehu

Nisma bashkia erdhi vetëm pak ditë pasi Sali Shehu firmosi koalicionin me opozitën, ndaj FRD e konsideron politike e të paligjshme. Për këtë ai tha se i është drejtuar dhe trupit diplomatik.

"I bëj thirrje zotit Veliaj mos sillet si drejtues politik i Partisë Socialiste, pro si kryetar i bashkisë së Tiranës, si qytetar i parë i zgjedhur me votat e kryeqytetit. Ne do t'i bëjmë me dije bashkisë së Tiranës, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, zyrës së OSBE-së Tiranë, zyrës së ambasadës amerikane në Tiranë, zyrës së BE-së dhe gjithë institucioneve të tjera se jemi në rrugën e ligjit dhe presim operimin dhe vendimet e mëtejshme të Gjykatës. Do vazhdojmë fushatën, jemi në selinë tonë ët cilën na ia garanton ligji mbi partitë politike," tha Shehu.

Një javë më parë ishte presidenti Meta që doli në mbrojtje të kësaj force politike madje duke shkuar dhe në përplasje fizike

Në atë kohë presidenti tha se Veliaj po cenonte demokracinë.

"Dilni përjashta dhe mos krijoni probleme  se  do t'ju çoj në burg me duart e mia," tha Meta