Vijon vaksinimi i pedagogëve në Tiranë, vaksinat ruse për të moshuarit mbi 80 vjeç

Edhe pse vaksinat ruse i refuzoi, kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shprehen se me 10  mijë dozat dhuratë nga Emiratet e Bashkuara do të shpërndahen për të moshuarit.

"Me dozat që erdhën dje, që mbërritën  nga Emiratet e Bashkuara arabe  do të vijojmë vaksinimin e të moshuarve +80, pra sa më shumë ta zgjerojmë fashën e të vaksinuarve," tha Manastirliu.

Lexo edhe: Rama merr vaksinën ruse, e quajti provokuese ofertën e ambasadorit, ndryshoi kurs për 10 mijë doza Sputnik V

Duke inspektuar injektimin e vaksinës për pedagogët në Tiranë, ministrja bëri të ditur se me mbërritjen e  dozave të reja në prill do të zgjerohet vasha e personave që do të marrin dozën anticovid

"Presim që të na vijnë doza atë tjera nga Pfizer nga ditët e para të prillit dhe sigurisht edhe të përfundojmë negociatat që kemi hapur përsa i përket edhe fillimit të vaksinimit masiv," tha ajo.

Deri më tani janë rreth 50 mijë persona që janë vaksinuar në Shqipëri.