"Misioni im", Basha: Libri një ftesë për ti dhënë fund plogështisë, për ta flakur tutje të papranueshmen
Kreu i opozitës Lulzim Basha ka prezantuar sot për publikun librin e tij ‘Misioni Im’.
Në një takim të zhvilluar në Qytetin Studenti, Basha ka rrëfyer se libri nuk është një autobiografi, por një letër e hapur ndaj të gjithë shqiptareve.
Lulzim Basha: Në politikë të jepe mundësia të përballesh me lloj-lloj përvojash dhe kjo të fal shumë emocione, të fal shumë adrenalinë e natyrisht të pajis me një përvojë të rrallë do të thoja por për mua kjo është hera e parë, nuk kam patur një përvojë të tillë përpara. Sigurisht kam ndjekur nganjëherë edhe nga afër siç kemi sot audiencë studentësh këtu në Qytetin Studenti prezantime librash apo monografisë por nuk kam qenë kurrë i ulur krah këtij botuesi duke prezantuar një libër të timin. Sigurisht do isha i pa sinqertë t’ju thoja që nuk e kam menduar, në fakt e kam menduar që 10 vjeç. Dëshira e parë ka qenë të shkruaja dhe ky frymëzim vinte edhe nga anëtarë të rrethit të ngushtë familjarë që janë shkrimtarë apo ishin shkrimtarë sepse janë ndarë nga jeta dhe dashuria ime për letërsinë, për librin është...daton që nga fëmijëria e hershme, në mendimin e parë duhet ta kem lexuar diku në moshën pesë apo gjashtë vjeç dhe bashkë me të mu hap një botë e tërë e cila ma ngacmonte dhe ma ngacmon fantazinë, imagjinatën si asnjë art tjetër i lëvruar. Shpeshherë debatoj me miq, apo debatonim se gjerat kanë ndryshuar tani me angazhimin politik, nëse një pjesë teatrale apo realizim kinematografik do të arrij ndonjëherë të përmbush nivelet e letërsisë dhe me ndonjë përjashtim të rrallë të gjithë biem dakord që libri është gjithmonë superior. Pse? Sepse libri bënë të mundur që autonomia, individualiteti, autenticiteti i individit ti japë përmes përmasave të fantazisë çdo libri një interpretim unik. Nejse thjesht dhe shkurt po i bie rreth e qark për të thënë që është një dit me emocion për mua. Një emocion të disa-fisht. Së pari sepse ndodhem këtu me një libër përpara që ka autorësinë time dhe që sot po e prezantojmë. E dyta ka të bëj me të sotmen është 22 marsi. Është 22 marsi 29 vjet pas fitores së demokracisë. Një ditë e cila më kujtohet në detaje pothuajse orë për or dhe ju betohem që nganjëherë ndodhë që edhe ça ka ndodh 3 apo 4 ditësh ke vështirësi ta kujtosh në detaje por 22 marsin e 92 unë e kujtoj or për or. Jam përpjekur një pjesë të kësaj ta shpjegoj edhe në këtë libër. Pse dhe nga cilat pozita e kam parë 22 marsin e 92. Ditën e fitores së demokracisë, ditën kur edhe Shqipëria ju bashkua vendeve të tjera të ish Lindjes komuniste që hodhën tej diktaturën dhe nisën rrugëtimin drejt pluralizmit, drejt hapjes, drejt respektit për njeriun, për individin, për dinjitetin individual. Pra është 22 marsi dhe jemi në Qyteti Studenti ku nisi rrugëtimi që çoj drejt 22 marsit. Ndaj nuk ka vend më të mirë dhe audiencë më të mirë për ta nisur prezantimin e këtij libri se sa këtu te Qyteti Studenti me studentët e 21. Duke ju kujtuar se ishin studentët e 90 ata që i dhanë jetë lëvizjes dhe më vonë Partisë Demokratike dhe 22 marsit 92’ ku Partia Demokratike bashkë me aleatët e saj i dha fund monopolit të diktaturës dhe hapi një sipar, hapi një rrugëtim tashmë 30 vjeçar të Shqipërisë drejtë asaj që përbënte në mënyrë të natyrshme edhe thelbin, esencën e asaj që na ngriti në këmbë, ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Një thirrje që askush nuk na e diktoi, ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’. Askush sot nuk është në gjendje të na thotë kush e tha për herë të parë. Si buçoi kjo thirrje ? E cila vazhdon të jetë një amanet i papërmbushur por edhe një dëshirë që na bashkon si Shqiptarë pavarësisht prej moshë, bindjeve politike, prejardhjes ekonomike apo sociale. Pra, për mua është një emocion i trefishtë. E para, që jam këtu në një pozitë të pazakontë, unike për mua deri tani ndërkohë që përvoja politike e këtyre viteve ka lënë pak gjëra pa provuar ose pothuajse aspak në kuptimin e angazhimit publik. Së dyti, data dhe se treti, vendi ku po e bëjmë këtë prezantim. Dua me dy fjalë t’ju them që libri është një letër e hapur në thelb. Nuk është një rrëfim autobiografik siç e tha Flutura me të drejtë ndoshta mund të kishte qenë edhe më i pasur me detaje personale. Ndonëse në këndvështrimin tim edhe natyrën time, ka goxha bile në një moment tjetër do thoja ka më shumë se ç’ duhet duke patur parasysh natyrën time. Por nuk është një rrëfim autobiografik, nuk është as thjeshtë një përkthim i programit tonë politik, i planit tonë për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza sepse edhe për faktin e thjeshtë se libri ka nisur të avizohet kohë përpara nxehjes së motorëve elektoral por është një letër e hapur drejtuar shqiptarëve, në veçanti rinisë për një angazhim të drejtpërdrejtë në politikë, për një pjesëmarrje në publiken në jetën publike si rruga e vetme për të siguruar ndryshimin, si rruga e vetme për të siguruar atë që duam.
Basha: Ky libër është një ftesë për ti dhënë fund plogështisë, për ta gjetur brenda vetestuaj forcën e bijave dhe bijve të shqipes
Ndaj për ta përfunduar ky libër është një ftesë për ti dhënë fund plogështisë, për ta gjetur brenda vetes tonë, brenda vetes tuaj forcën e bijave dhe bijve të shqipes, kurajën për tu çuar dhe për ta flakur tutje të papranueshmen. Kurajon për ta bërë realitet ose për të filluar për ta bërë realitet ëndrrën tuaj më të bukur por ama këtu në Shqipëri. Prandaj është një ftes në radhë të parë për rinin por jo vetëm ti japim fund pezmatimit, ti japim fund mosbesimit tek vetja jon, tek njeri tjetri, tek vendi. ‘O ky vend s’bëhet’ se është shërbimi më i madh që mund t’ju bëjmë atyre që e kanë kapur vendin peng. Është një vend i mrekullueshëm me potenciale të jashtë zakonshme, i mahnitshëm me atë që mund të prodhoj për sot dhe për brezat që vijnë. Nëse mund më lejoni në fund të kësaj ti referohem vetëm tre paragrafëve që kanë të bëjnë kryesisht me këtë aspekt. Dhe me këtë ftes ju bëj të rinjve mes kësaj letre të hapur, ftesën sigurisht ua bëj të gjithëve nuk ua bëj vetëm të rinjve, por këtu jemi me të rinjtë, jemi më 22 mars, jemi në qytet studenti, në faqen 11 të librit i referohem idesë time për politikën, të cilën ndoshta e keni parë pak edhe në qasjen time edhe jam kritikuar pak se është pak i ftohtë ky Luli, është një farë.. patjetër që dua ta them sot, jam përkrahës i shkollës (stoike) kam diçka kundër pietizmit, kam frikë nga patetizmi nga teatralja, kam frikë se teatralja, patetizmi ishin pjesë e pandashme e diktaturës, deri në neveri, në çdo gjë që bënin, në çdo gjë, që nga emisionet e lajmeve, tek fjalimet, tek autokritikat,patetizmi, patetizmi politik, për mua është shprehje e defiçencës, e hipokrizisë, e gënjeshtrës, e mashtrimit dhe njeriu nuk i ikën dot asaj që është. Nga reagimi im personal ndaj patetizmit të diktaturës ka qenë në qoftë se mund ta them kështu ka qenë një farë stoicizmi, i cili mund të merret për ftohtësi , nganjëherë mund të merret dhe për mendjemadhësi , por nuk është e tillë, është një përpjekje për ta racionalizuar politikbërjen, roli ynë nuk është të bëjmë teatër me njerëzit, roli ynë nuk është të shesim sapunin për djathë. Ne nuk jemi shoëman ne nuk duhet të bëhemi shoëman, ne duhet ti mbështesim artistët. Arti, artistët frymëzojnë përmes shfaqjes, përmes kinematografisë, përmes teatrit, përmes të gjithë formave të kulturës. Politika është diçka serioze, është diçka që ka në dorë fatet e njerëzve, jetët e njerëzve, jetët e njerëzve. Ndaj, politika e mirë i zgjidh problemet pa teatër, politika e keqe ka nevojë për teatër për të fshehur pikërisht këtë, të keqen. Dhe këtë kam thënë në një nga paragrafët e parë të këtij libri, po them ose mund ta citoj, ‘Dua të ndaj me ju qasjen time për politikën shqiptare dhe statusin e saj në shoqërinë tonë’. Në radhë të parë, sot, po e shtoj tani, ajo është shumë zhurmëmadhe. Projekton një vend shumë të gjerë dhe të tepruar për veten dhe jetën e njerëzve. Politika shqiptare hyn në mënyrë të dhunshme në jetën e qytetarëve duke ju imponuar atyre ritmin dhe amullinë e saj si mënyrë të jetuari. Shqiptarët janë të detyruar të jetojnë çdo ditë nën trysninë e kinse lajmeve që vijnë prej saj të cilat në shumicën e rasteve nuk përkthehen veçse ngërçet e këtij mjedisi konfliktual dhe asgjë të re për problemet e jetës së qytetarëve apo në dobi të mirëqenies së familjeve të tyre. Politika më e mirë sipas meje është ajo që ndikon jetën e njerëzve në mënyrë të përditshme por pa i bezdisur ata, pa e çuar shoqërinë në gjendje të pandërprerë ankthi, pasigurie, pa protagonizëm agresiv të saj me zë dhe me figurë. Politika e mirë i zgjidh problemet pa teatër përmes vendimmarrjes së mençur, të drejtë, të përgjegjshme dhe largpamëse si një mision që vetëm ajo mund ta kryejë. Si një mision.Politika s’mund të jetë profesion! Është një mision! Është një nga gjërat e para që kam thënë, që në ditët e para kur jam angazhua aktivisht në vitin 2005 në politik, që unë e shoh si mision, jo si profesion. Kemi patur dhe një debat madje, çfarë i shërben më shumë një vendi, politikanët profesionist apo politikanët si mision. Një debat që vazhdon akoma edhe nëEuropë, kudo. E dyta që dua t’i rikthehem, është plogështia. Nuk ka gjë më të keqe sesa zemërimi, zhgënjimi, mllefi, dufi, është plogështia. Dorëzimi që s’kemi çfarë të bëjmë, këtu jemi s’kemi çfarë të bëjmë, kështu e ka kjo punë, kështu e ka Shqipëria. Nuk është vërtetë! Nuk është evërtetë, është investimi më tinëzarë i atyre që duan të mbajnë status quo-n, gjendjen aktuale. I atyre që përfitojnë nga gjendja aktuale. Hendeku midis atyre dhe gjithë ne, është thelluar më shumë se kurrë në këtij 30 vite! Ata janë një grusht njerëzish, një dyzinë, madje ndoshta një gjysmë dyzinë. Pra, 12 apo 6 njerëz që mbajnë peng një popull të tërë! Që e kanë kthyer parlamentin dhe qeverinë në një instrument të pasurimit të tyre, të pushtetit të tyre dhe qëpërmes pasurimit dhe pushtetit të tyre diktojnë gjithçka në sferën publike. Mundohen të marrin peng median dhe të shuajnë çdo zë të pavarur. Dhe ata investojnë tek plogështia, tek mpirja që gjërat kështu janë, nuk mund të ndryshojnë. Më besoni, është e njëjta situatë si para 90-ës. Kush e mendonte që do të vinte një ditë që ajo diktaturë, ajo mënyrë e ndërtimit të shoqërisë, të hierarkisë të shoqërisë do të përmbysej dukej e pamundur. Natyrisht, përmbysja e parë nuk erdhi nga brenda, erdhi nga jashtë, erdhi nga rënia e murit të Berlinit dhe një pas një ngjarjet që rrodhën.
