Konflikti me Lucën, Boçi: Rama po luan "telefonin e prishur". Më 25 prill merr 1 milion grushte

Kanidadati për deputet në zgjedhjet e 25 Prillit, Luçiano Boçi i rikthehet edhe një herë konfliktit me biznesmenin Gjergj Luca duke bërë një tjetër sqarim.

Sipas të shtatit në listën e PD në qarkun e Elbasanit, duke iu referuar akuzave se i ka marrë telefonin Lucës, shprehet se ky i fundit e ka telefonin ndërsa akuzon kryeministrin Edi Rama se po luan lojën e "telefonit të prishur".

Në fund të reagimit, Boçi ka edhe një mesazh për kreun e mazhorancës: "Në 25 prill do marrë një milion grushte".

Lexo edhe: Biznesmeni Luca “vrapon” drejt Boçit, Ora News siguron pamjet nga përplasja në Elbasan

Luçiano Boçi: Rama vazhdon të luajë lojën e “telefonit të prishur” me video të prishur! Telefonin tim e quan të Llucës.

E thotë, kur e di shumë mirë, po shumë mirë ama, që Luca e ka vetë telefonin. Është siguruar 1000 herë për këtë.

Të bënte vaki ta kisha unë atë tel dhe të mund të publikoja ç’mund të kishte ai brenda, nuk do bënim zgjedhje fare. Kushedi ku do përfundonte Rama!?

Grushtet janë përgjigja simbolike ndaj agresionit, padrejtësive dhe arrogancës. Në 25 prill do marrësh një milion grushte!

Lexo edhe: Biznesmeni e akuzoi se i vodhi telefonin, Boçi: Është i imi, alibi qesharake e “Llucës” për të mbuluar krimin