Plagosja ne Shkodër, arrestohen vëllezërit Doçi

Dy vëllezërit e plagosur mbrëmjen e së shtunës në Shkodër, Hot dhe Marjan Doçi janë vënë në prangat e policisë.

Shkak është bërë përplasja me armë me shtetasin Besim Perkola tashmë të shpallur në kërkim.

Burimet nga grupi hetimor bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur së paku 11 gëzhoja, ndërsa hetimet janë shtrirë si nga përplasjet e momentit ashtu dhe për konflikte të vjetra.

Pas dëshmive të mbledhura përplasja me armë mes  vëllezërve Doçi 26 dhe 31 vjeç ka nisur pas një debati në lokal.
Ka qenë Perkola i cili është larguar, por palët janë përballur sërish në rrugën e fshatit Bardhaj.

Sipas policisë kanë qenë dy vëllezërit që kanë qëlluar të parët me armë, ndërsa Perkola 29 vjeçar i është kundërpërgjigjur me automatik duke i plagosur në krah dhe në këmbë.

Në deklaratën për mediet forcat e rendit shprehen se  për vëllezërit është ngritur akuza e vrasjes me paramendim e mbetur ne tentative dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa Pekola, i shpallur në kërkim, do të përballet me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese e mbetur në tentative.

Mësohet se vëllezërit Doçi janë të afërm me Gentian Doçin i cili është i shpallur në kërkim për zhdukjen e Jan Prengës në kamës në 17 janar të vitit të shkuar.