Sulmohen dhe i thyhen xhamat zyrave elektorale të PS dhe PDIU në Fier

Një rast i paprecedent është regjistruar në lagjen “1 Maji” në Fier, ku janë sulmuar me gur dy zyra elektorale të subjekteve politike të PS dhe PDIU.

Ngjarja ka ndodhur në rruan “Jani Bakalli” dhe pranë poliklinikës, ku mësohet se autorët kanë thyer xhamat e subjekteve.

Sot rreth orës 03:00, në lagjen "1 Maj" Fier, në rrugën "Jani Bakalli" dhe pranë poliklinikës, nga ana e shërbimeve të Policisë së rendit, janë konstatuar të dëmtuara me gur dy xhama të zyrave elektorale të dy subjekteve politike”, njofton policia.

Sakaq anëtarët e shtabit të PS në fjalë, i kanë dënuar këto akte, duke vendosur gishtin mbi forcat e tjera politike.

Qyteti i Fierit kërkon sinqeritet, paqe dhe bashkëpunim. Ne jemi qytetarë dhe kërkojmë që të afrohemi drejt Europës. PS kërkon prosperitet dhe zhvillim. Ne jemi popull që duhet të votojmë me qetësi dhe të afrojmë tolerancën.

Kjo që ka ndodhur sot vërteton edhe njëherë që këto forca kërkojnë destabilizim. Ne nuk vendosim dot emra se cilat forca, atë e zbaton ligji. Nuk ka ndodhur që në qytetin e Fierit të goditen shtabet. Kjo është një lojë e atyre që kërkojnë të çorodisin dhe të shkëpusin vëmendjet”, ka thënë Aliosha Doko, bashkëqytetar i shtabit të lagjes “1 maji”.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

https://youtu.be/uiQqbVp7mxA