I shpallur në kërkim për mashtrim me pasoja të rënda, arrestohet pas 7 vitesh Prend Kola
Policia ka bërë të mundur arrestimin e Prend Kolës.
Kola, 66 vjeç është dënuar nga Gjykata e Apelit të Tiranës me 12 vite burg për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”.
"Në vijim të veprimeve nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ekzekutimi i vendimit të ndalimit për shtetasin Prend Kola., 66 vjeç, i kapur nga sherbimet e Policisë së Shkodrës, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 12 vite burg, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda", njofton policia.
Kola është akuzuar si bashkëpunëtor i Albana Lazes, të cilët kanë përvetësuar një shumë prej 100 mijë eurosh përmes mashtrimit. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë përfituar nga familjarët e një të dënuari, duke i premtuar lirimin e tij. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në vitin 2006, ndërkohë që vendimi për dënimin e tij është marrë në vitin 2014.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.