Reshje të dendura dëbore në gjithë vendin, borëpastrueset ‘zbarkojnë’ në Rrugën e Kombit, në Korçë kalimi me zinxhir

Reshjet e dëborës janë rikthyer në vendin tonë, ndërsa në Korçë, Dibër e Kukës, trashësia e saj shkon deri në 15 centimetër. Aktualisht të gjitha akset rrugore janë të hapura, ndërsa në disa zona të thella rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Edhe pse jemi zyrtarisht në pranverë, moti vijon të jetë me temperatura të ulëta dhe me reshje dëbore.
Këto pamje vijnë nga Peshkopia, e cila tashmë duket vetëm e bardhë.

Trashësia e dëborës rritet në fshatra. Në këtë qark nuk kanë munguar as problemet në qarkullim.

Me të bardhë janë veshur edhe Kukësi, Hasi dhe Tropoja.

Për të lehtësuar qarkullimin borëpastrueset kanë zbritur në rrugën e Kombit në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Në disa akse në qarkun e Kukësit, janë krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve të cilëve u rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

https://youtu.be/XGycm092XL4

Situatë e njëjtë paraqitet edhe në Juglindje.

Këto pamje vijnë nga Korça, dhe Pogradeci 

Trashësia e dëborës në Korçë arrin nga 5 në 15 centimetër.

Në rrugën e Dardhës nga kilometri 8 deri në atë të 14 rekomandohen kalimi i mjeteve me zinxhirë ose goma dimërore. Vështirësi paraqet edhe segmenti rrugor i Bigllës në rrugën e Doganës Goricë.

Probleme janë krijuar edhe në Furnizim me energji elektrike në zonat e Vithkuqit, Petrushës dhe Zvezdës.

https://youtu.be/jjsu1zZyHfw