Tritol shtëpisë së punonjësit të SHISH në Burrel, policia zbardh dyshimet e para
Dita e djeshme ka shënuar një numër të lartë të ngjarjeve kriminale. Pas atentatit në Durrës me një viktimë, në Shkodër është qëlluar me armë ndaj dy vëllezërve.
Në Burrel i është vënë tritol në derën e banesës punonjësit të SHISH, i cili jetonte në katin e parë të pallatit. Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës kur eksplozivi ka shpërthyer duke dëmtuar dyer dhe dritare thuajse në të gjitha katet.
Në momentin e ngjarjes familjarët e punonjësit të SHISH nuk kanë qenë në banesë, e cila siç duket nga këto pamje ka pësuar dëme të mëdha.
Fatmirësisht edhe në hyrjet e tjera nuk ka pasur të lënduar po vetëm dëme materiale, thuajse në të gjitha katet e pallatit. Ngjarja ka tronditur rëndë banorët e pallatit ku ai jeton pasi shpërthimi ka qenë i fortë.
Për të hetuar ngjarjen menjëherë drejt Burrelit është nisur një grup i posaçëm pune prej Tiranës ku kanë nisur hetimet ku nuk përjashtohet as pista për shkaqe të detyrës.