Entuziast nga takimet në Gjirokastër, Basha: Zgjedhjet e 25 prillit nuk janë për Ramën apo për mua, janë për Shqipërinë në BE

Kryetari i Partisë Demokratike duket shumë entuziast nga takimet e sotme në Gjirokastër.

Përmes një postimi në Facebook, lideri i opozitës shprehet se, zgjedhjet e 25 prillit nuk janë për Ramën apo për të por janë zgjedhje për qytetarët.

Lulzim Basha: Mirënjohje për pritjen e mrekullueshme qytetarëve të Gjirokastrës. Kudo që shkova, këdo që takova, preka entuziazmin e qytetarëve që kërkojnë ndryshimin.

Është e qartë për këdo se zgjedhjet e 25 prillit nuk janë për Ramën apo për mua. Këto zgjedhje janë për qytetarët. Këto zgjedhje janë për ndryshimin, për ta bërë Shqipërinë sa më shpejt pjesë të Europës. Dhe këtë nuk mund ta bëjë dikush që ka mbajtur peng Shqipërinë për 8 vite dhe që pengoi integrimin e vendit në BE.

Të gjithë shqiptarët e dinë se nëse nuk i afrohemi BE-së nuk do të ketë ndryshim.

Afrimi i Shqipërisë në BE do të sjellë investime të huaja, do të rikthejë të rinjtë, do të ndryshojë ekonominë tonë!

Ne do të sjellim ndryshimin që shqiptarët po e presin me padurim. Në 25 prill do të fitojë Shqipëria!

Lexo edhe: FOTO/ Basha bëhet “gjirokastrit”, me jelek popullor në qytetin e gurtë