Ju flet Moska - Banka e Shqipërisë, azil luksoz i të afërme të të pushtetshmëve

Banka e Shqipërisë, azil luksoz i të afërme të të pushtetshmëve ishte tema e kësaj të premteje në Ju flet Moska nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Banka e Shqipërisë është ajo që menaxhon qarkullimin e parasë në vend. Ndërkombëtarët kanë ushtruar ndikimin e tyre që ligjvënësit që të votohen ligje që banka të jetë sa më e pavarur. I gjithë personeli i bankës është shumë i paguar, paguhen më shumë se sa zyrtarët më të lartë të shtetit. Kanë rrogat më të larta në gjithë institucionet e vendit, madje marrin edhe shpërblime, apo udhëtime e sport.

Në kohën kur ishte Fullani u arrestua ai dhe u vodh thesare. Por tani janë shtuar shpenzimet administrative krahasuar me kohën e Fullanit, sepse aso kohe ishte bërë një azil luksoz i të afërmve të gjithë llojeve të pushtetit. Janë një pjesë e madhe e punonjësve që e shohin si një vend të privilegjuar për të punuar dhe aty sheh të afërmit të të gjithë të pushtetshmëve.

Sipas informacioneve gjysma e këtyre personave rrinë kot. Sejko e ka fryrë më tepër këtë administratë. Ndërkohë që Sejkon nuk e prek njeri nga të dyja partitë kryesore në vend. Kjo sepse ai u bën ndere dhe qoka të gjithëve. Të gjithë këto bëhen në dëm të buxhetit të shtetit sepse kjo bankë ka të ardhura.

Nëse shkon pas bankës, do të shikoni se në parkim futen makina superluksoze, që mund t'i shikoni vetëm në bankat më të pasura të botës. Unë do t'i nisë një kërkesë publike bankës për t'i kërkuar një listë të personave të punësuar në Bankën e Shqipërisë dhe do të gjej se cili është gruaja, burri, kushëriri, kunati, dashnorja dhe dashnorja e kujt.