Rritet çmimi i votës, Tavo: Ka shkuar deri në 500 euro

Vangjel Tavo, i pari i listës së LSI në Gjirokastër, i ftuar në “Zonë e Lirë”, ka bërë një denoncim lidhur me shit-blerjen e votës.

Sipas tij, çmimi është rritur nga lekët e drogës, që sipas tij, vitet e fundit është mbjellë shumë në Shqipëri, duke arritur në 500 euro për votë.

Lexo edhe: OSBE-ODIHR në Shqipëri për të 15-tat zgjedhje: Nuk jemi polici zgjedhore, ja çfarë duam të shohim me 25 prill

Vangjel Tavo: “Flitet për 500 Euro, është rritur çmimi. Tashmë Lekët e akumuluara nga hashashi vitet e kaluara e ka bërë të vetën dhe do harxhohet. Unë u them njerëzve që t’i marrin Lekët se të vjedhura janë apo Lekë droge, por votat t’i hedhin aty ku mendojnë. Lekët e vjedhura më mirë t’i kenë të varfrit se ata që i kanë.

Unë e kam të sigurt dhe deri dikur informacion nga njerëzit që kanë ardhur dhe më kanë thënë që në këmbim të kartave nga njerëzit që nuk i kanë të sigurt u japin 500 Euro”.

Lexo edhe: Shpërthen Vasili: Asnjë bastard anti-shtet dhe anti-ligj në qeveri e bashki s’do ti shpetojë ndëshkimit popullor