Spiunonin te Rusia, 6 të arrestuar në Bullgari
Bullgaria arrestoi 6 shtetas të saj në kryeqytetin Sofje të akuzuar për spiunim në favor të Rusisë.
"Ne duhet të jemi krenarë për inteligjencën tonë. Ne nuk kemi arritur një sukses të tillë që kur komunistët erdhën në pushtet në vitin 1944. Inteligjenca jonë është një burim nderi", është shprehur kryeprokurori Ivan Gesev, raporton Anadolu Agency.
Ai vuri në dukje se të arrestuarit janë ushtarë dhe burokratë nga Ministria e Mbrojtjes, inteligjenca ushtarake dhe organe të tjera qeveritare.
Zëdhënësja e Zyrës së Kryeprokurorit Publik, Siyika Mileva, tha se kreu i organizatës i arrestuar në operacion ishte një ish-oficer i lartë i inteligjencës ushtarake dhe ishte stërvitur në Moskë.
Ajo shtoi se kreu i organizatës është në kontakt me personelin i cili ka qasje në informacionin konfidencial në Ministrinë e Mbrojtjes.
Gjithashtu, është vënë re se këta gjashtë persona kanë marrë para nga diplomatët rusë në një zarf.
Bullgaria më herët dëboi gjithsej 6 diplomatë rusë duke i shpallur ata "persona të padëshiruar" me akuzat e spiunazhit.
Dhjetorin e kaluar u dëbua Atasheu Ushtarak i Rusisë në Sofje, Vasiliyi Sazanovic.