Pandemia nuk e "ngriu" buzëqeshjen, ja cili vend është renditur si më i lumturi në botë
Për të katërtin vit radhazi Finlanda është shpallur vendi më i lumtur në botë.
Megjithëse bota ndodhet në kthetrat e një pandemie, finalndezët janë më të lumturit sipas Raportit Botëror të Lumturisë të vitit 2021 të hartuar nga Kombet e Bashkuara.
Raporti synonte të eksploronte ndikimin e COVID-19-ës në mirëqenien psiko-sociale të njerëzve anekënd botës. Sipas gjetjeve, faktorët më të favorshëm për të mbajtur nivele të larta lumturie përballë pandemisë së koronavirusit ishin besimi i ndërsjellë tek njëri-tjetri dhe besimi tek qeveria.
"Çuditërisht nuk kishte rënie të mirëqenies psiko-sociale. Një shpjegim i mundshëm është se njerëzit e shohin COVID-19-ën si një kërcënim të zakonshëm nga jashtë, që i prek të gjithë dhe se kjo ka gjeneruar ndjenja të mëdha solidariteti dhe bashkëjetese, "tha John Helliwell, një nga hartuesit e raportit.
Raporti Botëror i Lumturisë, ka filluar që nga viti 2012 dhe llogaritet bazuar në të ardhurat për frymë, niveli i mbështetjes sociale, jetëgjatësia, respektimi i lirive civile, siguria në punë, niveli i korrupsionit, si dhe rezultatet e sondazheve të opinionit publik .
1. Finland
2. Iceland
3. Denmark
4. Switzerland
5. Netherlands
6. Sweden
7. Germany
8. Norway
9. New Zealand
10. Austria
11. Israel
12. Australia
13. Ireland
14. United States
15. Canada
16. Czech Republic
17. Belgium
18. United Kingdom
19. China
20. France