Tanket e ushtrisë gabojnë shënjestër, e pëson ferma e pulave
Një tank i ushtrisë italiane goditi gabimisht një fermë pulash në province e Pordenones teksa ishte duke kryer një stërvitje.
Goditja shkaktoi dëme të mëdha në fermë, ndërsa një pjesë e mire e shpendëve u vranë.
Incidenti ndodhi natën e së mërkurës 17 mars raportojnë mediat vendase, shkruan Ora News
Tanku ishte në një poligon qitje të rezervuar për Forcat e Armatosura në rrjedhën e Cellina kur nuk arriti të shënjestrojë objektivin siç duhej. Sidoqoftë, vetëm pasdite të ditës pasardhëse, pronarët e fermës kuptuan dëmtimin e gjerë, si dhe kafshët e shumta të ngordhura.
Karabinierët, të cilët kishin njohuri për stërvitjen, lidhën dy ngjarjet edhe pse pas goditjes nuk ishte raportuar për zjarr në zonë.
Prokurori Publik i Pordenone ka hapur një hetim për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Ndërkohë katër tanket e përfshirë në stërvitje janë bllokuar.


